Përrallat më poshtë
 


Dikur lepujt kishin bisht të gjatë.
Një ditë një lepur po bridhte rrugës, ku u takua me dhelprën, e cila kishte në gojë një tufë me peshq.
- Si arrite t’i kapësh gjithë këta peshq? - e pyeti lepuroshi.
- Zbrit te rrëkéja, zhyte bishtin në ujë dhe prit atje tërë natën. Në mëngjes, në të gjitha qimet e bishtit tënd do të kesh sasira të mëdha me peshq. Nuk do të të mbetet tjetër veçse të zgjedhësh më të mirët. Atë natë lepuroshi shkoi të peshkonte te rrëkéja. Fryente erë, bënte ftohtë. Lepuroshi dridhej; nganjëherë fërkonte putrat e vogla njërën pas tjetrës. Nisi dëbora, flokët e saj të bardhë binin mbi turirin e lepuroshit të gjorë.
Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrëkéja. Atëherë mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tërhoqi bishtin për të kapur peshqit, por rrëkéja ishte ngrirë gjatë natës; akulli e mbërtheu fort bishtin e lepurit të gjorë, ndaj nuk mundi të ikën dot. Atëherë e tërhoqi aq fort bishtin e vet të gjatë sa iu këput në rrëkénë e ngrirë.
Që prej asaj dite lepuroshët e kanë bishtin kaq të shkurtër.
 
Në një fshat gazmor të vendosur buzë një pylli, jetonte një vogëlushe e hirshme me nënën e vet. Ishte shumë e bukur. Kishte një fytyrë të trëndafiltë porsi një mollë, sy të kaltër si qielli i pranverës dhe flokë kaçurrela e të verdhë si gruri i pjekur.
Përtej pyllit banonte gjyshja e saj, një plakë simpatike, që e donte shumë të mbesën, së cilës, kur mbushi shtatë vjeç, i kishte dhuruar një mantel fort të bukur me një kapuç të kuq. Sa herë që dilte nga shtëpia, vogëlushes i pëlqente ta vishte atë, prandaj gjithë banorët e fshatit ia ngjitën emrin Kësulkuqja. Sapo mbaronte punët e shtëpisë, vajza vraponte në pyll, ku jetonin kafshë të vockëla, me të cilat kishte miqësi. Çdo mëngjes herët ajo i merrte me radhë për të parë nëse kishin ushqim të mjaftueshëm, nëse putra e ketrushit ishte shëruar dhe nëse lepurushët kishin pushuar së bezdisuri iriqin plak.
Në një mëngjez pranvere, një lepurush i bardhë arriti duke gulquar te shtëpiza e Kësulëkuqes dhe i tha:
- Më dërgoi gjyshja e jote. Ka zënë krevatin, ka kollë dhe i janë mbaruar ushqimet. Duhet të nxitosh për tek ajo!
Nëna përgatiti me kujdes një sjportë të vogël plot me gjëra të mira, nëtë cilën vuri edhe një shurup për kollën. Kurse vogëlushja veshi mantelin e saj me kapuç të kuq.
- Të lutem, - i tha nëna, - çoja të gjitha këto gjyshes dhe mos u ndalo rrugës sepse nuk do të dëshiroja që të takohesh me njerëz të këqinj.
Vogëlushja u vu për rrugë e shoqëruar nga miku i saj i vogël.
Kaluan pak çaste dhe ajo nuk ishte më e vetëm. Një drenush i vogël doli shpejt nga pylli dhe eci përkrah saj. Edhe ketrushi nuk deshi të mbetej pas, ai doli nga strofka dhe filloi ta ndiqte me kërcime të vogla. Shoqërinë e vogëlushes e plotësuan edhe zogjët, që njëri pas tjetrit uleshin mbi shportën e Kësulëkuqes, duke çukitur ndonjë thërrimë nga ëmbëlsira, që nëna kishte bërë për gjyshen. Pas një ore rrugë Kësulëkuqja u tha;
- Tani kthehuni nëpër shtëpitë tuaja pa bërë naze, sepse nënat mund të jenë shqetësuar.
Prisheqefas e disi buzëvarur kafshët e vogla morën rrugën e kthimit por më parë e këshilluan;
- Ke kujdes Kësulëkuqe, sepse ujku i keq andej nga mbrëmja del nëpër pyll dhe, po takoi fëmijë, i hanë përnjëherë. Ec shpejt e mos u ndalo!
- Mos keni merak!...Do të kem kujdes! - tha vajza dhe vazhdoi të ecte vetëm e me hap të shpejtë.
Por në pyll kishte shumë luleshtrydhe të vogla e të kuqe me aromë të mirë dhe Kësulëkuqja mendoi: "Luleshtrydhet e pëlqejnë edhe gjyshes! tani do të mbledhë ca shpejt e shpejt e di t'ia çoj...kam për të humbur vetëm gjusëm minute." Por, luleshtrydhe në këtë anë e këputë një në anën tjetër, kaloi kohë dhe vogëlushja s'po kujtohej.
Papritur dëgjoi një kërkëllimë të lehtë që vinte nga një grumbull shkurresh. Ngriti kokën, shikoi andej dhe
pa dy sy të mëdhenjë.
Kësulëkuqja u rrënqeth dhe filloi të dridhej edhe më shumë kur e kuptoi se ata sy të këqinj ishin sytë e ujkut!
Ujku doli nga vendi ku ishte fshehur dhe, duke u përpjekur ta hollonte e ta ëmbëlsonte zërin, i tha;
- Ku po shkon në këtë orë, vogëlushe e bukur?
- Po shkoj te gjyshja ime e sëmurë për t'i çuar mjaltë, një ëmbëlsirë dhe gjithë ato luleshtrydhe. - u përgjigj Kësulëkuqja.
- E ku banon gjyshja jote? - pyeti prap ujku.
- Përtej pyellit. - tha vajza e padjallëzuar.
Ujku dinak i uroi shërim të shpejtë për gjyshen dhe, pasi e përshëndeti Kësulëkuqen, me katër kërcime të shpejta u zhduk nëpër gjethnajën e pyellit. E habitur vogëlushja morri rrugën përsëri, ndërkohë që ujku, duke vrapuar si era, kishte arritur në afërsi të shtëpisë së gjyshes.
Që të mund të hynte mbrenda pa e njohur kush, ujku mblodhi një tufë të madhe lulesh dhe u fsheh pas tyre, me shpresën se do të dukej si Kësulëkuqja dhe se do të bënte çmos që gjyshja ta kuptonte sa më vonë të ish e mundur se kishte përballë saj ujkun. Iu afrua shtëpisë me hapa hajduti dhe trokiti tri herë në portë.
- Kush është? - pyeti nga mbrenda një zë i hollë.
Ujku plak u përpoq t'i përgjigjej me një zë si fëmijë:
- Jam Kësulëkuqja. Kam ardhur të të sjellë ca ushqim dhe ilaçet.
- Tërhiqe spangon e shulit dhe dera do të hapet. - u përgjigj gjyshja.
Ujku i prapë këtë priste dhe hyri.
- Afrohu, vogëlushe! Hajde e më jep një të puthur! - tha gjyshja, e cila nuk e dinte rrezikun që po i kanosej.
Ujku nuk priti ta lusnin më. Ai bëri një goxha kërcim dhe e kullufiti menjëherë gjyshen e shkretë.
Pasi e kishte shijuar mirë e mirë ate që hëngri, filloi të rrëmonte në dollap. Gjeti një këmishë nate dhe një shkufe e u sajua me to. Pastaj u shikua me kujdes në pasqyrë për t'u bindur se midis tij dhe gjyshes nuk kishte asnjë ndryshim. U afrua te porta, e mbylli duke i dhënë një të shtyrë me putër, pastaj shkoi e u shtri në krevatin e gjyshes, duke pritur Kësulëkuqen, që nuk vonoi të vinte.
Pas pak minutash, në portë u dëgjuan tri trokitje të lehta.
- Kush është? - pyeti ujku, duke u përpjekur të shkërbente zërin e gjyshes.
- Jam unë, Kësulëkuqja, gjyshe! - tha vajza.
Ujku u mbulua mirë me batanije, priti ca, pastaj bërtiti:
- Tërhiqe shulin dhe porta do të hapet!
Kësulëkuqja tërhoqi shulin dhe porta u hap. Vuri shportën mbi tavolinë e iu afrua ghyshes.
- Si ndjehesh, gjyshe? - e pyeti.
Ndërkohë, ujku filloi të bënte ca lëvizje të ngathëta, duke zbuluar pa dashur putrat e tijë.
Ujku, që më në fund ishte i ngopur, ra përsëri në krevat i kënaqur dhe fjeti. Kishte humbur në një gjumë kaq të thellë sa që, kur gërrhiste, tundej e gjithë shtëpia sikur po binte tërmet. Në këtë kohë kaloi atypari me pushkën kraheqafë gjuetari Ubaldo, një i njohur i ghyshes. Kur dëgjoi këtë zhurmë, u afrua me vrap te shtëpia dhe mendoi: "Ç'farë mund t'i ketë ndodhur plakës së mirë? "
Ç'është e vërteta, Ubaldoja nuk ishte ndonjë gjahtar i guximshëm dhe gjatë jetës kishte vrarë vetëm ca miza mbi hundën e vet.
Në vend që të hynte nga dera, babaxhani shikoi me kujdes nga një dritare gjysëm e mbyllur, që binte në dhomën e gjyshes. Në krevatin e saj pa ujkun të shtrirë qetësisht, që po flinte për shtatë palë qejfe.
Atëherë Ubaldoja mbushi armën, e futi tytën e saj te dritarja dhe mori çastin e fundit. Papritur, ai goditi shkarazi stomakun e ujkut, që plasi si një tullumbace.
Në këtë pshtjellim, Ubaldoja u turr me vrap në shtëpi. Para syve të tijë u shfaqen Kësulëkuqja dhe gjyshja shëndoshë e mirë pranë lëkurës së ujkut, që tashmë kishte ngelur top në vend.
Ato të ngratat e falënderuan me gjithë zemër Ubaldon, duke e puthur e përqafuar disa herë. Gjuetarit të ndrojtur i vinte turp nga kjo dashuri e mashe që po tregonin për të, por ama kuptohej se i pëlqente që, krejt papritur, po e vështronin si hero.
Në pyll, kur e morren vesh që Kësulëkuqja dhe gjyshja e saj kishin shpëtuar, ndërsa ujku i egër nuk do të mund t'i bënte më dëm askujt, të gjithë u gëzuan pa masë. Edhe nëna e fali Kësulëkuqen. Kjo premtoi se, në të ardhmen, do të tregohej më e mënçur dhe nuk do të ndalej më për të biseduar në rrugë me të panjohur, sepse ujq ka gjithandej dhe sepse më të rrezikshmit janë ata që shtiren sikur janë të mirë e të sjellshëm.
 
Na ishte njëherë një vajzë, që kishte një emër të bukur, Flokartë. Një ditë, megjithëse nëna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtëpia dhe shkoi në pyll për të mbledhur lule të egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq të diellit që fundosej pak nga pak përtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errësoi pyllin. Për një kohë të gjatë Flokarta u end pyllit, duke qarë me dënesë sepse nuk po gjente rrugën për në shtëpi. Meqë u lodh, ajo u ul rrëzë një lisi. Po në atë kohë u duk së largu një dritë që shkëlqente: atëherë Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Më në fund mbërriti para një shtëpie të vogël, të cilën s’e kishte parë kurrë ndonjëherë dhe mu aty mendoi të kërkonte strehim.
Por Flokarta nuk e dinte që kjo shtëpi banohej nga një familje prej tre arinjsh: baba ariu, nëna arushë dhe arushi i vogël, bebë. Në kuzhinë ndodhej një tryezë dhe pranë saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta më e vockël.
Të tre arinjtë kishin shkuar për të bredhur dhe, para se të iknin, nënë arusha kishte bërë gati supën dhe e kishte hedhur në tre çanakë. Çanaku i parë ishte i madh, i dyti me madhësi mesatare dhe i treti fare i vogël dhe i bukur. Flokarta vështroi nga dritarja dhe, meqë kishte shumë uri, ushqimi që ishte hedhur nëpër çanakë iu duk joshës: ajo shtyu derën dhe hyri brenda.
- Sa mirë qenka! - tha ajo.
Dhe u ul në karrigën e madhe, por kjo ishte tepër e madhe për të. Provoi karrigën mesatare, por ajo nuk arrinte gjer në tryezë. Atëherë Flokarta u ul në karrigën e vogël, që i rrinte për bukuri. Mori çanakun dhe e përlau shpejt e shpejt supën e arushës së vogël. Kur e mbaroi, e ndjeu veten të lodhur. Dhe mendoi se do të ishte mirë të shtrihej. Hipi, pra, në shkallë dhe u fut në dhomën që kishte tre shtretër. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti një shtrat i bukur, fare i vogël. Ajo provoi në fillim të madhin, por ky ishte tepër i madh. U ngrit e provoi të dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepër i madh. Atëherë u shtri në shtratin e vogël dhe fjeti me grushtet shtrënguar pranë fytyrës.
Arinjtë u kthyen shpejt. Meqë të bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjëherë për të ngrënë në tryezë.
- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti baba ariu, me zërin e vet kumbues e të trashë.
- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti nënë arusha, me trupin mesatar dhe zërin jo të fortë.
- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti arusha e vogël me zë të hollë.
Pastaj ata hodhën sytë në çanakun e tyre.
- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti baba ariu.
- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti nënë arusha.
- Dikush e ka provuar supën time dhe e ka ngrënë atë! - bërtiti me të madhe edhe arushi i vogël me zërin e hollë.
- Cili mund të ketë qenë vallë? - bërtitën njëherësh të tre arinjtë.
Baba ariu vrapoi për te shtrati i vet.
- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - briti përsëri ai.
Nënë arusha vrapoi te shtrati mesatar.
- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - u dëgjua edhe zëri i saj jo fort i trashë.
Ndërkohë edhe arushi i vogël bërtiti me sa fuqi që kishte:
- Dikush është shtrirë në shtratin tim! Ah, ja tek është!
Po në atë kohë Flokarta u zgjua dhe i pa të tre arinjtë, që po e vështronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumë sa kërceu nga shtrati, zbriti shkallët me shpejtësi sa nuk ia kishte marrë kurrë mendja dha shpëtoi, duke u futur në pyll. Të nesërmen Flokarta u takua me një druvar, i cili me sopatën në krah shkonte për të bërë dru dhe i tregoi atij ç’i kishte ndodhur. Meqë ai e njihte pyllin si në pëllëmbë të dorës, e përcolli vajzën gjer në fshat. Prindërit e pretën Flokartën me lotë gëzimi. Pas kësaj, vajza me flokë të artë u bë fëmijë i bindur dhe nuk u largua kurrë më vetëm nga shtëpia.


Bukuroshja Kler Bela dhe peshkatari plak

Kler - Bela ka një mik të dashur. Ai është plaku Olaf peshkatari.
Miqësia e tyre ka nisur kështu: një ditë Kler-Bela hodhi një grep në lumë për të zënë një peshk. Shumë shpejt zuri dy peshq të vegjël. Ishte tepër e lumtur dhe e ëma e lavdëroi. Në mbrëmje ajo hodhi tre grepa. Por në mëngjes nuk gjeti asnjë peshk.
Të nesërmen u ngrit dhe shkoi te lumi. U afrua buzë lumit dhe pa një njeri që ia vidhte peshqit. Kler-Bela nuk kishte frikë aspak. Ajo vrapoi pas vjedhësit dhe i tha:
- Ju më kini marrë peshkun tim!
Burri ngriti kokën dhe kur Kler-Belapa fytyrën e tij vuri re se ai ishte peshkatari që banonte në një shtëpi aty pranë.
- E di fare mirë që janë grepat tuaj, - i tha ai.
- Po përse, pra, m’i vidhni peshqit?
Burri e vështroi dhe i tha përsëri:
- Ti peshkon për t’u zbavitur dhe familja ime po vdes urie. Gruaja plakë dhe fëmijët e mi janë të sëmurë dhe unë nuk kam të holla për të blerë grepa.
Vajza e vogël u skuq dhe nuk iu përgjigj. Të nesërmen ajo shkoi te lumi. Në çdo grep gjeti nga një peshk. Ajo i vuri peshqit në bohçe dhe nuk shkoi për në shtëpinë e saj; shkoi te peshkatari.
- Ja peshqit, - thërriti ajo. - Ah! - ia bëri peshkatari plak. - Bukuri!
Ajo iu afrua burrit dhe e zbrazi bohçen para tij.
- Mbani ato që janë tuajat, - i tha ai. -Nuk dua të marr peshqit tuaj.
Por Kler-Belës nuk i bëhej për të ikur. Ajo i tha:
- Unë do të vij të të kërkoj çdo mëngjes; do të shkojmë bashkë për peshkim dhe kurdoherë do t’i ndajmë së bashku peshqit që do t’i zëmë.
Atëherë plaku buzëqeshi, ktheu sytë nga ajo dhe i tha:
- Mirë pra. Do të shkojmë së bashku për peshkim.
Qysh atëherë, peshkatari plak dhe çupa Kler-Bela, janë bërë miqë të ngushtë.
 
E p ë r h i t u r a

Na ishte një herë një vajzë e bukur e cila jetonte së bashku me babain e vet pasi që nëna i kishte vdekur. A jo shkonte për ç'do ditë tek vari i nënës dhe qante, dhe nuk kishte shokë tjerë pos zogjëve.

Një ditë u martua babai i saj me një grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjëra nuk e donin të përhiturën ashtu siç ato e quanin sepse ajo ishte më e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa që e detyronin në punë të ndryshme, poashtu të veshë rrobe të vjetra.
Kur biente nata dhe vajza kishte përfunduar punët e ditës, ajo ulej pran hirit të zjarrit dhe qante, për këtë arsye dhe filluan të e quajn e Përhitura.
Një ditë u përhap lajmi se mbreti do bënte një fest ku gjitha vajzat e mbretëris do të ftoheshin. Puna ishte se princi donte të zgjedh një vajzë që të fejohej më të. Kur dy motrat morën vesh se si ishte puna u gëzuan shum dhe nuk mund të mendonin në asgjë tjetër pos se qfar fustani se do të veshin dhe se si do rregullonin flokët.

E Përhitura dhe ajo kishte dëshirë që të e takonte princin...
Më në fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj morrën rrugën për në kështjellë të mbretit derisa e Pëhitura mbeti duke shiquar pas tyre. Kur më ato humbën nga pamja, e Përhitura filloi të qanë me zë. Një zanë që ishte pranë ndjeu atë dhe u bë e dukshme e tha:
- Ti dëshiron të shkosh në festë, apo jo?! Unë do të ndihmoj.
Po moj zanë por unë as fustan të veshi e as këpucë të mbathi, që të mund të shkoj tek princi...
- Shko në kopsht dhe këpute një kungull dhe më bjer mua! Shko në tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nën guri zbuloi gjasht zhapinjë...

E përhitura pyeste vehten se ç'far don zana me ghith ato?! Sidoqoft ajo bëri mu ashtu siç i tha zana e cila me ndihmë të shkopit të saj magjik e shëndroi kungullin në karrocë të zbukuruar me ari, minakën i shëndroi në kuaj e nga zhapinjët bëri gjashtë shërbëtorë për të Përhiturën. E më në fund lëvizi shkopin magjik dhe veshi të përhiturën më një fustan të bukur punuar me ari e argjent e në këmbë i mbathi një palë këpucë të bukura nga qelqi.
- Ngutu tani i tha zana të së Përhiturës. Por të keshë kujdesë e të kthehesh para se të bie ora dymbëdhjetë. Pas orës së mesnatës ajo do të shëndrohej mu ashtu siç kishte qenë më parë, me rrobat të vjetra dhe këmbë zbathur. E përhitura i premtoi zanës se do kthehej para se ora të tregojë mesnatë.

Kur e Përhitura mbrini në festën e mbretit dhe u paraqit në hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Të gjithë qenë habitur me bukurin e së Përhiturës. Princi kur pa atë, u drejtua menjëherë në drejtim të saj dhe tërë mbrëmjen nuk u largua nga e Përhitura. Mirpo kur e Përhitura dëgjoi se ora filloi të shenjoj mesnatën iu kujtua se çka i kishte thën zana. Ajo iu përkul princit dhe me hapa të shpejtë iku nga aty.

Ditën e ardhme e përhitura ishte prap në festë dhe prap princi kaloi tërë mbrëmjen pran të së Përhiturës. Ditën e tretë e Përhitura ishte e habitur nga lumturia sa që nuk ndëgjoi orën e cila biente dymbdhjetë. Në qastet e fundit ajo u kthjell dhe kuptoi se duhet të ik nga aty. Ajo nuk mbrini të përshëndes princin ashtu siç duhej dhe ai nuk mbrini të ndalë të Përhiturën të qëndroj pranë tijë. Duke vrapuar një këpucë ra nga këmba e të së përhiturës dhe princi mori atë dhe afroi pranë zemrës.

Princi ishte dashuruar në të Përhiturën dhe kishte vendosur fellë të gjejë atë gjithsesi. Së shpejti u përhap lajmi se asaj cilës i përshtatet këpuca nga qelqi atë do e fejojë princi.
vajzat e njerkës u ngutën të provojnë këpucën edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

Kur u erdhi rradha të vajzat e njerkës së Përhiturës me grimasa të mëdha dhe mund donin të shtinin këmbën në këpucë, por ajo ishte e pamundur dhe asnerës nuk i përshtatej mu ashtu sikur nuk i përshtatej asnjë vajzë tjetër në mretëri.
E Përhitura u afrua të mbathë këpucën dhe atë e bëri pa problem si dhe njëkohësisht nxori këpucën tjetër qelqi nga xhepi i përparsës dhe pasi mbathi atë ajo u shëndruan në bukurushen më të bukur në mbretëri.

Ditë më pasë u bë dasmë e madhe:
Princi dhe e Përhitura martoheshin
 


Një gjuetar shpezësh ngrehu kurthin për kojrila dhe e shikonte prej së largu se a do të zërë gjë. Kur në kurth, bashkë me kojrila ra edhe lejleku, ai vrapoi dhe e kapi bashkë me to. Kur lejleku filloi t'i lutet që të mos e vrasë, kude i thënë se jo vetëm që nuk është i dëmshëm për njerëzit, por përkundrazi është edhe i dobishëm për ta, sepse kap e zhduk gjarpërinjtë dhe rrëshqitësit e tjerë, gjuetari i tha:
Megjithëse nuk je i dëmshëm për ne njerëzit, prapëseprapë e meriton dënimin, sepse je shoqëruar me të këqinjtë.

Prandaj, edhe ne njerëzit duhet t'i shmangemi shoqërimit me të këqinjtë, që të mos duket se marrim pjesë në punët e tyre të këqia.
 
Dreri dhe luani

Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri në gojën e luanit, tha me vete:
I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha plot besim.

Shpeshherë miqtë, te cilët kemi dyshim, na shpëtojnë prej rrezikut, kurse na tradhëtojnë ata, te të cilët kemi besim të madh.
 
Na ishte seç na ishte... 

Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dalte. Një cjap e kishte marrë etja, dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda, dhe e pyeti: 
- O dhelpër, a është uji i mirë?
Dhelpra filloi ta lavdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s'ka më. Pastaj i tha, 
- Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë. 
Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi. 
- Si t'ja bëjmë tani? - tha cjapi. Si do të dalim prej pusit? 
Dhelpra i tha:
- Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim...

Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe
ty. 
Cjapi pranoi. Dhelpra këceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.

Cjapi i thirri: - O dhelpër, po mua më harrove? 
Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:
- I dashuri cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
që do të zbritje në pus para se të mendoje se s'do kishe për të dalë.

Morali: Njerzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë e ti kryejnë ato.

Ezopi

Përralla Për Fëmijë